Erion Braçe: UÇK-ja u quajt ndërmarrje kriminale! Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit

Erion Braçe: UÇK-ja u quajt ndërmarrje kriminale! Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe shkruan:  Në emër të popullit të Kosovës, një gjykatë bëri pis e ndyu luftën e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë për liri e pavarësi, nder, dinjitet e jetë në paqe në trojet e tyre! Organizimi i popullit jo për të sulmuar kënd, por për t’u mbrojtur, për të mbrojtur vendin e pushtuar, lirinë e hequr dhunshëm, nderin e dinjitetin e marrë prej shtypjes, arrestimit, torturimit, përdhunimit të djemve e burrave, vajzave e grave, vrasjes, pra organizuar si UÇK, u quajt ndërmarrje kriminale!!!! Domethënë, këta 4 burra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u vunë nën akuzë për krime...