Erina Çoku: Mos thuaj se ke dashuruar
Poezi nga Erina Çoku A të kanë qarë të dy sytë njëherësh,njëri nga gëzimi i gjetjes dhe tjetri nga frika e humbjes?A e ke ndier trupin të shpërbërënë mozaikë që nuk puthiten më siç qenë,shpirtin me njëqind degë të rejae njëmijë rrënjë të ngrëna,sytë të mëdhenj, aq të mëdhenjsa ta nxënë njeriun pa përthyerje,e ta mbajnë ngrohtë në guvat e lumtura plot lëng?A ke kënduar ninulla duke mbledhur lule?A i ke klithur boshit, motit, territ, dritës? A ke qenë një bishë në kafaz,një fëmijë në lëndinë, një i moçëm fatthënës,një njeri, një shpend, një insekt, një gur,shi në hënë, hënë në mur, mur nën çatie themel me plasa? A të janë thyer e ngjitur eshtratsa herë zemra ka dalë e hyrë me forcë në kraharor?A...
Burimi:
kultplus.com