Ergys Agasi transferohet nga Bradasheshi, sekret burgu ku do të vendoset!

Ergys Agasi transferohet nga Bradasheshi, sekret burgu ku do të vendoset!

ergys agasi TIRANË- Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, me urdhër të firmosur nga drejtoresha e burgjeve, Sadleva Bodo. Raportohet se forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në ambientet e paraburgimit, ku Agasi po mbahet aktualisht, për të kryer procedurat e nevojshme të transferimit. Megjithatë, burgu ku do të transferohet Agasi nuk bëhet i ditur për arsye sigurie. Transferimi i tij vjen një ditë pas atij të kryebashkiakut Erion Veliaj. Kryebashkiaku u transferua nga burgu i Durrësit, në IEVP Fier, ndërsa vetë ai deklaroi se nuk ishte njoftuar më herët dhe as nuk i ishin vënë në dispozicion arsyet. Ergys Agasi u arrestua pasditen e 26 gushtit, ndërsa umëngjesin e 29 gushtit u transferua drejt ambienteve të paraburgimit të...