Erdogan lëshon kërcënimin e fortë: Ta mendojnë mirë kush synon të prekë territorin turk

Erdogan lëshon kërcënimin e fortë: Ta mendojnë mirë kush synon të prekë territorin turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar shtetet që synojnë të minojnë Turqinë. Në një adresim drejtuar kombit, Erdogan tha se “qëndrimi dinjitoz dhe i qetë i Turqisë nuk duhet të shtyjë askënd drejt ëndrrave të ndryshme”. Erdogan theksoi se Turqia “s’do të lejojë askënd të veprojë në këto toka”, ndërsa nuk dha sqarime të mëtejshme se për cilat shtete bëhet fjalë. “Ne i shikojmë hapat armiqësore që synojnë të rrethojnë Turqinë; Turqia nuk është kundër asnjë vendi, shoqërie, besimi apo kulture,” theksoi ai. Turqia nënshkroi në gusht një Marrëveshje të Përbashkët Mbrojtjeje me Arabinë Saudite dhe Pakistanin, me synim forcimin e sigurisë gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.