Erdoğan ashpërson tonet ndaj Greqisë: Çmilitarizoni ishujt e Egjeut, mos e ngatërroni qetësinë me dobësinë

Erdoğan ashpërson tonet ndaj Greqisë: Çmilitarizoni ishujt e Egjeut, mos e ngatërroni qetësinë me dobësinë

Bota E Mërkurë, 2 Shtator 2026 18:12 Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi Greqisë të “ndryshojë kursin” dhe t’i japë fund militarizimit të ishujve të Egjeut me status të çmilitarizuar. “Turqia nuk ka ambicie në lidhje me territorin e askujt, por nuk do të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj”, deklaroi Erdogan. Ai paralajmëroi Athinën se “kushdo që e interpreton qasjen e qetë dhe racionale të Turqisë si dobësi, po bën një gabim të rëndë”, duke i bërë thirrje Greqisë të respektojë traktatet ndërkombëtare. Erdogan tha se Ankaraja ka ndjekur një qasje konstruktive në marrëdhëniet me Greqinë, por se “shumicën e kohës nuk kemi parë një përgjigje reciproke ndaj qëllimeve tona të mira”. Ndërkohë, Greqia kundërshton interpretimin turk të traktateve, duke argumentuar...