“Eneida” dhe trashëgimia e Virgjilit, një udhëtim që kapërcen shekujt
Autori i “Eneidës”, “Eklogave” dhe “Gjeorgjikeve” u bë një nga figurat më me ndikim të letërsisë latine, duke frymëzuar shkrimtarë dhe poetë për shekuj me radhë. Publius Vergilius Maro, i njohur si Virgjili, ishte një nga poetët më të rëndësishëm të Romës së lashtë dhe një prej figurave qendrore të letërsisë latine. I lindur më 15 tetor të vitit 70 para erës sonë, pranë Mantovës, në Italinë e sotme, dhe i vdekur më 21 shtator të vitit 19 para erës sonë, ai la pas një trashëgimi letrare që vazhdoi të ndikojë në kulturën evropiane për më shumë se dy mijëvjeçarë. Krijimtaria e tij përqendrohet në tri vepra madhore: “Eklogat”, të njohura edhe si “Bucolica”, “Gjeorgjiket” dhe poema epike “Eneida”. Përmes tyre, Virgjili trajtoi jetën rurale,...
Burimi:
kultplus.com