EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap me rreth 1.5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do ta shiste pranë shkollave. Policia vendore njoftoi sot (3 tetor) se Erdis Zeneli, banues në Shkodër, u kap në flagrancë në automjetin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët gjetën një tjetër sasi lënde narkotike, të ndarë në doza dhe të gatshme për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1.5 kg Cannabis Sativa, një pjesë në formë xhelatinoze, automjeti, një celular, peshore elektronike dhe pajisje për paketim me vakum. Sipas hetimeve, 28-vjeçari dyshohet se siguronte lëndën narkotike për ta shitur, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit...