EMRI/ Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, arrestohet 51-vjeçari, dy të tjerë në kërkim
Policia ka zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve në qarkun Fier. Një 51-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, tre personat dyshohet se kanë vjedhur automjete në Mallakastër, Divjakë dhe Lushnjë, të cilat dyshohet se do t’i përdornin për veprimtari kriminale. Dy prej vjedhjeve janë kryer më 13 nëntor në fshatin Hekal të Mallakastrës. Në pranga ka rënë Gjevahir Ceka 51 vjeç, ndërsa në kërkim janë K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë. Hetimet vijojnë për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre të dyshuar kriminal. NJOFTIMI ZYRTAR Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier,...
Burimi:
syri.net