EMRI/ Shfrytëzonte vajza nga Europa Lindore për prostitucion, prangoset në Dibër i dënuari me 9 vite burg në Itali, do ekstradohet!
Policia e Shtetit njoftoi sot (18 shtator) se Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është kapur në Peshkopi, në kuadër të operacionit “Fast”. 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e Policisë së Shtetit dhe autoritetet homologe italiane. Njoftimi i Policisë: “Policia e Shtetit. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”. Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Në vijim të...
Burimi:
javanews.al