EMRI/ Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike
Një 27-vjeçar ka humbur jetën fatalisht ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Bathorja i identifikuar si Roland Toshi, është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pas përpjekjeve të shumta nga mjekët për ta shpëtuar, fatkeqësisht ai nuk ka arritur të mbijetojë. Kamëz/ Informacion paraprak Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën ‘Adriatik’, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. Si pasojë e...
Burimi:
syri.net