EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

Interpoli ka ekstraduar Ardit Gjokrosën nga Gjermania drejt Shqipërisë (28 tetor). Ai ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” pasi akuzohet për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut në 2020-ën. Gjokrosa akuzohet gjithashtu për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga...