EMRI/ Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari

EMRI/ Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari

Është ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Shqipërisë një 29-vjeçar nga Mati, i identifikuar si Ardit Gjokrosa, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. “Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit A....