EMRI/ Kush është shqiptari i zhdukur pas sulmit ndaj anijes turke në Detin e Zi

EMRI/ Kush është shqiptari i zhdukur pas sulmit ndaj anijes turke në Detin e Zi

Erkan Nika, me origjinë shqiptare dhe me detyrë inxhinier i dytë në bordin e anijes turke ‘Aroyat’, rezulton i zhdukur pas incidentit të ndodhur në Detin e Zi. Familja e tij ka nisur një apel për ndihmë, pasi Nika nuk ishte mes anëtarëve të ekuipazhit që u shpëtuan pas ngjarjes. ‘Aroyat’, pjesë e flotës së ‘Aroyat Management’ me seli në Stamboll dhe e operuar nga ‘Kiva Marine’, kishte një ekuipazh prej 16 personash. Në bord ndodheshin 7 shtetas egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq, ndërsa në këtë grup përfshihej edhe shqiptari Erkan Nika. Incidenti ndodhi më 27 shtator 2026, pranë portit rus të Novorossiysk në Detin e Zi. Anija raportohet se u godit nga një dron, duke pësuar dëme të konsiderueshme dhe duke marrë flakë...