EMRI/ Gjobvënie përmes zjarreve e granatave, 5 në pranga në Greqi – Shqiptari nga burgu drejtonte grupin
Një operacion policor ka filluar që nga orët e para të së martës në Greqi për të shpërbërë një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës dyshohet se janë të përfshirë në gjobvënie ndaj bizneseve, shpërthime granatash si dhe në një tentativë vrasjeje. Sipas informacioneve nga burimet policore, FBI-ja greke po kryen një hetim për një organizatë kriminale, udhëheqësi i së cilës dyshohet se është shqiptari i burgosur në burgun e Trikallas, Klodian Lekocaj alias Klod Cara. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duket se janë një i burgosur rom në burgun e Malandrinos dhe dy të burgosur egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos. Pesë anëtarë të organizatës që banojnë në Athinë u arrestuan gjithashtu në këtë çështje. Të pandehurit dyshohet se janë përfshirë në zhvatje, vjedhje...
Burimi:
syri.net