EMRI – Arrestohet në SHBA me qëllim ekstradimi në Shqipëri shkodrani, akuzohet për të paktën 2 ngjarje të rënda

EMRI – Arrestohet në SHBA me qëllim ekstradimi në Shqipëri shkodrani, akuzohet për të paktën 2 ngjarje të rënda

Valentin Ftoni, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është dënuar në Shqipëri me dy dënime të veçanta, nga 25 vite burg secili, për tri vrasje. Emri i tij lidhet me ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në fund të viteve ‘90 dhe në fillim të viteve 2000.Sipas të dhënave për çështjet gjyqësore ndaj tij, njëri prej dënimeve lidhet me vrasjen e Tom Gacit, në vitin 1998. Dënimi tjetër është dhënë për vrasjen e çiftit Gjelosh dhe Ardiana Markaj, të kryer në vitin 2000.Në total, Ftoni është dënuar për tri vrasje, me dy vendime që parashikojnë nga 25 vite burgim.Post navigation