EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari, transportonte emigrantë drejt Italisë, 2 800 euro për person

EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari, transportonte emigrantë drejt Italisë, 2 800 euro për person

Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë. 35 vjeçari i arrestuar në operacionin “Tranzit 2” është Anatoli Zelenkaj, lindur Ukrainë dhe  banues në Venecia, Itali. Sipas hetimeve paraprake, destinacioni i tyre final ishte Italia, ndërsa për transportin dyshohet se paguanin nga 2 800 euro secili. Njoftimi i policisë: Sarandë/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit 2”, goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte me furgon, 21 shtetas nga Iraku dhe Irani që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri me Greqinë, kapet në flagrancë gjatë natës dhe arrestohet 35-vjeçari. Procedohen në gjendje...