EMRI/ Aksident tragjik në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë. Burime për SYRI-n bëjnë me dije se viktima është Marculino Osmani. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri 17-vjeçar është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cërrik/ Informacion paraprak Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon...
Burimi:
syri.net