EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova
Policia e Tiranës njoftoi sot (26 shtator) se zbardhi brenda 24 orëve autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”. U identifikua autori i dyshuar dhe u shpall në kërkim, ndërsas vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjithashtu u vu në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, 54-vjeçarin Sajmir Pasmaçiu, i cili është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, gjatë një konflikti në një lokal, 54-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, më pas është larguar nga vendngjarja. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë gjahu, një thikë dhe...
Burimi:
javanews.al