EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

EMRAT/ Tentativë vrasjeje, drogë dhe armë, arrestohen në Itali 2 të kërkuar ndërkombëtare, pritet ekstradimi nga Interpoli!

Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të reja të operacionit policor të koduar “The Wanted”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në Itali të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës dhe u konfirmua sot (18 shtator). Në pranga kanë rënë 33-vjeçari Muhamet Bedulla, i dënuar me 10 vjet burg për vrasje me dashje mbetur në tentativë (pasi në vitin 2017 plagosi me thikë babanë e personit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), si dhe një 26-vjeçar me inicialet Uendi Braçja, i akuzuar për shitje lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Të dy këta shtetas pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë për të vuajtur...