EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi
Dy persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptarë janë arrestuar jashtë vendit. 37-vjeçari Aleksandër (Aldo) Baho është kapur në Pisa të Italisë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndalua i shumëkërkuari Valentin Ftoni. Ky i fundit i është shmangur drejtësisë duke përdorur identitete të ndryshme ndërsa në Shqipëri ka një dënim me 25 vite burg për vrasje. Në vitin 2001 së bashku me kunatin i tij Paulin Kola, akuzohen se kanë vrarë për hasmëri shtetasin Behar Becaj. Ndërsa Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën “Sakati” konsiderohet si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i vrarë më 29 dhjetor të vitit 2018. GJKKO ka caktuar ndaj tij “arrest me burg” për vrasje të mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal....
Burimi:
javanews.al