EMRAT/ Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, 4 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në kuadër të operacionit “Investing” u shpall në kërkim edhe pronari i ambientit ku zhvillohej aktiviteti si dhe një tjetër i procedua në gjendje të lirë. Sipas Policisë, ndërhyrja u krye në një ambient në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune. Aty u kapën në flagrancë shtetasit Emirjon Xhafa, Genci Ndoni, Ekzon Dervishi dhe Eroll Hyslihaka, si dhe shtetasja E. A., të cilët dyshohet se mashtronin qytetarët evropianë. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”. Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase....
Burimi:
syri.net