EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masave të sigurimit për tetë persona nën hetim, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi kompjuterik. Vendimi është marrë më 11 shtator 2026, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kishte kërkuar verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurimit dhe vleftësimin e arrestimeve në flagrancë. Personat nën hetim janë Robert Gjura, Gerti Shega, Erjon Palaj, Eleni Jorgji, Klaudia Balla, Ilir Golemi, Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe. Sipas vendimit të GJKKO-së, tre prej tyre, Robert Gjura, Gerti Shega dhe Erjon Palaj, do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg. Ndërkohë, për Eleni Jorgjin, Klaudia Ballën dhe Ilir Golemin është vendosur vijimi i masës arrest...
Burimi:
javanews.al