EMRAT/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona. Sipas informacioneve të bëra publike, dy nga viktimat janë të rinj nga Kosova, përkatësisht nga Komuna e Rahovecit, Leart Morina dhe Berhan Zeka. Aksidenti ka ndodhur në autostradën B311, në afërsi të qytetit Erbach, në distriktin Alb-Donau, ku janë përfshirë gjithsej 9 automjete. Sipas njoftimit të policisë gjermane, në aksident kanë vdekur një shofer 18-vjeçar dhe një shofer 19-vjeçar. Ndërkaq, një pasagjer 26-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, pasi ishte dërguar në spital. Një pasagjere tjetër 26-vjeçare ka mbetur e lënduar, por gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë e ditur. Policia ka njoftuar gjithashtu se dy persona...
Burimi:
syri.net