Emigrantët sjellin më shumë para. Banka e Shqipërisë: 621 milionë euro në 6 muaj
Dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë kanë vijuar rritjen, duke shënuar një tjetër rekord. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, emigrantët sollën në vend rreth 621 milionë euro, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat janë rritur me rreth 16.7% në terma vjetorë, duke konfirmuar peshën e rëndësishme që kanë dërgesat e emigrantëve në ekonominë shqiptare. Rritja më e fortë erdhi veçanërishttremujorit të dytë të vitit, kur në Shqipëri hynë rreth 347 milionë euro nga emigrantët. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një zgjerim prej rreth 23%. Pjesa më e madhe e këtyre dërgesave ka ardhur përmes kanaleve formale të...
Burimi:
kohajone.com