Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin emergjencën sociale dhe të kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria spanjolle dhe institucionet evropiane. Presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, ka bërë të ditur se kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka rënë dakord të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit Ndërministror për Emigracionin. Sipas mediave të huaja takimi synon të përcaktojë masat për përballimin e fluksit të emigrantëve dhe presionit mbi shërbimet dhe burimet lokale. Sipas të dhënave të qeverisë rajonale, vetëm nga data 1 deri më 6 nëntor, në Ishujt Kanarie mbërritën 49 varka me gjithsej 4,587 emigrantë. Prej tyre, 35 varka u drejtuan drejt El Hierro, ku autoritetet e kanë cilësuar presionin mbi burimet...