Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër emër bën me dhimbje koke Spalletin

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër emër bën me dhimbje koke Spalletin

Juventusi po përballet me një emergjencë të madhe dëmtimesh. Pas Yildiz dhe Thuram, edhe kapiteni Manuel Locatelli rrezikon një mungesë të gjatë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Milanit. Kontrollet kanë evidentuar një problem në meniskun e gjurit të djathtë dhe hipoteza e operacionit po bëhet gjithnjë e më konkrete. Në rast ndërhyrjeje, mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj. Shqetësim ka edhe për Jeremie Boga, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë. Dyshohet për një dëmtim që mund të mbajë jashtë rreth një muaj. Për Luciano Spallettin, situata bëhet gjithnjë e më e komplikuar, me listën e lojtarëve të dëmtuar që vazhdon të zgjerohet pikërisht në fillim të sezonit.