Elvana Gjata reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Sot më dhemb Kosova!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Instastory, Gjata e ka cilësuar vendimin si një padrejtësi ndaj popullit të Kosovës. Ajo ka shprehur dhimbjen për viktimat e luftës, familjet që humbën të afërmit dhe ata që, sipas saj, luftuan për lirinë dhe mbijetesën e Kosovës. “MARRE! Sot më dhemb Kosova. Më dhemb për ata që dhanë jetën, për nënat që humbën fëmijët, për familjet që humbën gjithçka dhe për një popull të tërë që luftoi jo për të marrë tokën e askujt, por për të mos u dëbuar nga e veta”, shkroi këngëtarja. Ajo theksoi gjithashtu se liria e Kosovës ishte rezultat i...
Burimi:
kohajone.com