Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve: Ndërhyrja ime me lazer hapësinor nuk funksionoi
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke publikuar një koment sarkastik në rrjetin social X. Musk, i cili shpenzoi qindra miliona dollarë për të mbështetur fushatat zgjedhore të kandidatëve konservatorë, ironizoi rezultatin, duke iu referuar edhe humbjes së kandidatit republikan Ken Paxton në garën për Senatin në Teksas. “Kam përshtypjen se ndërhyrja ime me lazer hapësinor në zgjedhje nuk funksionoi këtë herë”, shkroi drejtori ekzekutiv i SpaceX. Komenti i tij vjen pas fitores së demokratit James Talarico në Teksas, i cili arriti të mposhtë kandidatin republikan Ken Paxton, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump. Rezultati shënon fundin e një periudhe prej më shumë se tri dekadash dominimi republikan në garat për Senatin...
Burimi:
kohajone.com