Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq
Elon Musk ka ndërmarrë një tjetër përplasje publike, këtë herë me producentët e dokumentarit të ri që i kushtohet jetës dhe karrierës së tij. Avokati i miliarderit, Alex Spiro, u ka dërguar një letër paralajmëruese producentëve të filmit “Musk”, duke kërcënuar me veprime ligjore dhe duke akuzuar ekipin e filmit se ka paraqitur informacione të pasakta dhe potencialisht shpifëse. Sipas “People”, letra e Spiros është dërguar më 3 shtator dhe i drejtohet ekipit të dokumentarit, të drejtuar nga regjisori i njohur Alex Gibney. Avokati pretendon se filmi është ndërtuar mbi një përfundim të paracaktuar dhe se ekipi nuk ka bërë verifikimet e nevojshme me Musk apo përfaqësuesit e tij. Një prej pikave që ka shkaktuar më shumë debat lidhet me Starlink. Ekipi ligjor i Musk...
Burimi:
javanews.al