Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë për karrierën në Festivalin e Venecias
Aktorja amerikane Ellen Burstyn është nderuar sot, më 7 shtator, me Luanin e Artë për Arritje Gjatë Karrierës në Festivalin e 83-të të Filmit në Venecia, një vlerësim për një karrierë që shtrihet mbi gjashtë dekada. Ceremonia u zhvillua në kuadër të programit të festivalit, në të njëjtën ditë me shfaqjen e filmit të shkurtër “Flesh Impact” të Maggie Gyllenhaal. Në moshën 93-vjeçare, Burstyn vazhdon të jetë aktive në kinema dhe teatër. Në “Flesh Impact”, ajo interpreton një version imagjinar të Marilyn Monroe-s në moshën 100-vjeçare, ndërsa Dakota Johnson luan Monroe-n gjatë periudhës së saj të famës. Në film shfaqen gjithashtu Peter Sarsgaard dhe Sepideh Moafi. Filmi i Gyllenhaal-it, i realizuar në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Marilyn Monroe-s, eksploron figurën e aktores, identitetin...
Burimi:
kultplus.com