Ella Langley triumfon në CMA Awards me gjashtë çmime, Taylor Swift rikthehet në skenë pas 13 vjetësh
Këngëtarja amerikane Ella Langley ishte protagonistja kryesore e edicionit të 60-të të ceremonisë Country Music Association Awards (CMA), të mbajtur të mërkurën në Nashville, ku fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për Artisten e Vitit. Suksesi i saj lidhet ngushtë me këngën “Choosin’ Texas”, e cila u shpall Kënga e Vitit dhe Singli i Vitit, pas një ecurie të jashtëzakonshme në top-listat muzikore amerikane. Langley u vlerësua gjithashtu si Vokalistja më e Mirë Femër, ndërsa albumi i saj “Dandelion” fitoi çmimin për Albumin e Vitit. Ajo mori edhe çmimin për Videoklipin e Vitit. Gjatë pranimit të çmimeve, këngëtarja 27-vjeçare bëri shaka me numrin e madh të herëve që ishte ngjitur në skenë, duke thënë: “Në këtë pikë, jam lodhur edhe vetë nga vetja”. Për këngën “Choosin’...
Burimi:
kultplus.com