Elbasani zyrtarisht Qyteti Europian i Sportit 2027

Elbasani zyrtarisht Qyteti Europian i Sportit 2027

Elbasani ka marrë zyrtarisht titullin “Qyteti Europian i Sportit 2027” (European City of Sport 2027), një vlerësim prestigjioz i akorduar nga ACES Europe – World Capitals and Cities of Sport Federation. Titulli përfaqëson një vlerësim për punën e bërë ndër vite në zhvillimin e sportit në qytet, përmirësimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, si dhe krijimin e mundësive më të mëdha për përfshirjen e qytetarëve në aktivitetet sportive. Drejtori i Përgjithshëm i Klubit Shumësportësh Elbasani, Artin Kovaçi, ka shprehur mirënjohjen për Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e sportit në qytet. Falënderime janë adresuar gjithashtu për Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zv.Ministrin e Kulturës dhe Sporteve, Endri Hoxha, si dhe për...