Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të sezonit

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të sezonit

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të “Superiores”. Ndeshja pati një pjesë të parë spektakolare, me tre gola të shënuar brenda pak minutash. Egnatia kaloi në avantazh me Jurgen Montenegro në minutën e 41-të, por Elbasani reagoi menjëherë. Ardit Nikaj ishte heroi i verdhebluve, duke shënuar dy herë, fillimisht në minutën e 44-t dhe më pas në 45+3′, duke përmbysur rezultatin brenda vetëm pak minutash. Egnatia, e cila e kishte nisur kampionatin me tri fitore në tri ndeshje, pësoi kështu humbjen e parë të sezonit. Nga ana tjetër, Elbasani siguroi një triumf me shumë peshë përballë kampionëve në fuqi.