Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat
Elbasani ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Egnatian dhe duke i shkaktuar skuadrës rrogozhinase humbjen e parë të sezonit. Për verdheblutë, kjo ishte njëkohësisht fitorja e parë në këtë sezon. Ndeshja në Elbasan prodhoi tre gola brenda pak minutash në fundin e pjesës së parë. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 41-të, kur Nikaj përfitoi nga një pasim i Mazarit dhe me një goditje diagonale mposhti Dajsinanin. Egnatia reagoi menjëherë dhe në minutën e 44-t barazoi shifrat. Montenegro përfitoi nga një krosim i Loukilit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, Elbasani nuk u dorëzua dhe në shtesën e pjesës së parë gjeti sërish avantazhin. Nikaj realizoi golin e dytë personal pas një aksioni individual, duke shmangur dy...
Burimi:
gijotina.com