Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me 3 shkolla tërësisht të reja
Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me një sërë investimesh në infrastrukturën arsimore dhe me masa të marra për garantimin e një fillimi të sigurt dhe të mirëorganizuar të procesit mësimor. Këtë shtator, nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri”, shkollës 9-vjeçare Shushicë dhe shkollës speciale “Zëra jete” nisin vitin e ri shkollor në godina tërësisht të rikontruktuara. Shkollat e reja ofrojnë laboratorët mësimorë bashkëkohorë, ambientet sportive, sistemin e ngrohjes, parametrat e sigurisë e çdo gjë tjetër të nevojshme për mbarëvajtjen e vitit procesit mësimor. Nga ana tjetër shkolla speciale “Zëra jete” ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për arsimin special dhe shërbimet që këta fëmijë kanë nevojë. Ndërkohë, vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës elitë “Naim Frashëri”, një tjetër investim që synon...
Burimi:
kohajone.com