ELBASAN/ Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv

ELBASAN/ Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë aktive prej disa ditësh. Qindra punonjës dhe forca të angazhuara në terren po vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe me mbështetjen e ndërhyrjeve nga ajri. Era e fortë dhe terreni i thepisur malor, ku ndërhyrja me mjete është e vështirë, po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po pengojnë punën e forcave në terren. Pavarësisht situatës, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset. Të gjitha strukturat janë të angazhuara në terren dhe po punojnë me kapacitet të plotë për izolimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.