Elbasan/ Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor me pisha në Caush

Elbasan/ Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor me pisha në Caush

Është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të konsiderueshme zjarri në një masiv pyjor me pisha në Caush, në zonën e Shpatit, në territorin e Bashkisë Elbasan.Zjarri, i dyshuar se është shkaktuar nga goditja e rrufesë gjatë mesjavës, është përhapur në anën tjetër të malit, ndërsa retë e dendura të tymit janë shtrirë mbi zonën përreth dhe janë bërë të dukshme edhe mbi disa fshatra të Bashkisë Gramsh.Sipas të dhënave nga terreni, aktualisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej të paktën 2 hektarësh me masiv pyjor, në një lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.Terreni i thyer, i thepisur dhe me vështirësi të mëdha aksesi e ka bërë të pamundur ndërhyrjen direkte me mjete zjarrfikëse. Për këtë arsye, operacioni po zhvillohet kryesisht përmes ndërhyrjes së...