Ekzekutohen 8 masa sigurie me urdhër të SPAK, mashtrim kompjuterik nga një grup i strukturuar kriminal

Ekzekutohen 8 masa sigurie me urdhër të SPAK, mashtrim kompjuterik nga një grup i strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes shitjeve online. Masat e sigurisë janë ekzekutuar, të mërkurën më 9.9.2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, si rezultat i veprimeve hetimore të nisura pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike, më 16.3.2022, në subjektin, qendra e thirrjeve “Bluenergycall shpk”, (Njësia Bashkiake nr.7, rruga e Kavajes, Condor Center, Tiranë). Masat e sigurimit...