Ekzekutimi i të dënuarës për vrasje ndalet pak para se të kryhej, në momentet e fundit ndërhyn gjykata

Ekzekutimi i të dënuarës për vrasje ndalet pak para se të kryhej, në momentet e fundit ndërhyn gjykata

  Ekzekutimi i Christa Pike, e dënuar me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje, është pezulluar pak më shumë se një orë përpara se dënimi të zbatohej në Tennessee të Shteteve të Bashkuara. Pike, 50 vjeçe, ndodhet në pritje të ekzekutimit që prej vitit 1996, kur u shpall fajtore dhe u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer. Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Qarkut të Gjashtë vendosën të mërkurën të ndalonin përkohësisht ekzekutimin, duke argumentuar se u nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar pretendimet e ngritura në çështjen e saj. Nuk është bërë e qartë se sa do të zgjasë pezullimi. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar më parë një kërkesë për shtyrje, ndërsa guvernatori i Tennessee nuk pranoi kërkesën...