Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Gjatë kësaj faze është ekstraduar nga Barcelona e Spanjës 41-vjeçari Arnold Jaho, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid. Sipas policisë, 41-vjeçari është lindur në Vlorë. Ndaj tij rëndojnë disa vendime gjyqësore dhe një urdhër ndalimi i lëshuar në vitin 2025. Ai është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimet dhe për të përballuar procedurat e mëtejshme ligjore. Rasti është bërë me dije nga Policia e Shtetit, e cila ka dhënë detaje mbi akuzat dhe dënimet ndaj tij. Sipas njoftimit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me...