Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Arnold Jaho, 41 vjeç, i dënuar për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje. Ekstradimi i 41-vjeçarit, i lindur në Vlorë, u krye nga Barcelona në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle në Madrid. Sipas policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Po ashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar...