Ekspozitë e përbashkët e 16 artistëve shqiptarë në Galerinë Kombëtare të Arteve

Ekspozitë e përbashkët e 16 artistëve shqiptarë në Galerinë Kombëtare të Arteve

Në HangArt-Kinostudio, Galeria Kombëtare e Arteve prezanton ekspozitën kolektive “Në të tashmen – Fondi i Krijimtarisë 2026”. Në këtë ekspozitë prezantohen veprat e reja të 16 artistëve shqiptarë, të përzgjedhur përmes thirrjes së hapur të shpallur për herë të parë në vitin 2026, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë. Artistët e përzgjedhur ndahen në dy kategori: 10 artistë të afirmuar dhe 6 artistë të rinj. Që prej korrikut 2026, ata kanë punuar për realizimin e projekteve të tyre, në fusha të ndryshme si piktura, skulptura, fotografia, videoja, performanca dhe instalacioni. Artistët pjesëmarrës janë: Jon Azizaj, Kristanja Çene, Fатlum Doçi, Gentian Doda, Ilir Kaso, Sead Kazanxhiu, Beskida Kraja, Aurela Kumanaku, Lori Lako, Blerina Muça, Matilda Odobashi, Remijon Pronja, Leonard Qylafi, Enza...