No Image Available

Ekspozitë dokumentare në Drejtorinë e Arkivave mbi mikpritjen e hebrenjve në Shqipëri

Mikpritja e hebrenjve në Shqipëri, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin terrorit antisemit gjatë Luftës së Dytë Botërore, përbën një histori bujarie dhe humanizmi e dokumentuar nga arkivat. Për të evidentuar këtë faqe të historisë shqiptare, ku familjet shqiptare u shndërruan në një “oaz shprese” për hebrenjtë, u zhvillua sot një ekspozitë e dedikuar në prani të një grupi mësuesish të historisë nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspozita u zhvillua në kuadër të një seminari të organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Historisë, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe “The Olga Lengyel Institute for Holocaust Studies and Human Rights” (TOLI). Përmes dokumenteve dhe fotografive, pjesëmarrësit u njohën me përpjekjet e autoriteteve shtetërore të kohës për sigurimin e mbarëvajtjes së qëndrimit...