Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm apeli nga të dyja palët, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se mbrojtja pritet të sfidojë konstatimet që lidhin të akuzuarit me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ndërsa Prokuroria mund të kundërshtojë lirimin e tyre nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, përtej betejës juridike që vazhdon, aktgjykimi ka rëndësi edhe për viktimat, të cilat tani mund ta shohin dënimin për krime lufte si një formë drejtësie. Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep...
Burimi:
javanews.al