Ekspertët ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar: Sanksionet britanike ndaj Izraelit nuk përmbushin detyrimet ndërkombëtare!

Ekspertët ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar: Sanksionet britanike ndaj Izraelit nuk përmbushin detyrimet ndërkombëtare!

Më shumë se 130 ekspertë ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë 18 Këshilltarë të Mbretit, i kanë kërkuar qeverisë britanike të vendosë masa më të ashpra ndaj Izraelit, duke argumentuar se sanksionet aktuale nuk përmbushin detyrimet e Londrës sipas së drejtës ndërkombëtare. Në një letër drejtuar kryeministrit, ekspertët, mes të cilëve avokatët Michael Mansfield KC dhe Imran Khan KC, si dhe ish-gjyqtari i apelit Alan Moses, argumentojnë se masat e fundit të Mbretërisë së Bashkuar janë një hap i nevojshëm, por “shumë më pak” nga ajo që kërkohet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pushtimin izraelit të territoreve palestineze. Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë britanike të zgjerojë sanksionet përtej mallrave të prodhuara në vendbanimet izraelite dhe të marrë masa kundër aktiviteteve ekonomike...