Ekskursioni që nisi xhelozinë mes çiftit/ Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes
Eraldo Fizi, ish-partneri që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj Xhuana Nikollaj duke e shtyrë atë drejt vdekjes, është vetëdorëzuar tre ditë më parë në Polici, më shumë se gjashtë muaj që nga koha kur ndodhi ngjarja dhe shpallja në kërkim. Xhuana, më 10 mars 2026 konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë në QSUT, ndërsa Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg”, si person i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Sipas dëshmive të reja të administruara në dosje, konflikti mes Xhuanës dhe Eraldos nisi pas një ekskursioni të organizuar nga shkolla ku ajo punonte, më 7 dhe 8 mars, në Berat. Shoqja e saj e dhomës, Aurela Hasanaj, ka deklaruar se gjatë ekskursionit Xhuana dyshonte se Eraldo e kishte ndjekur nga pas....
Burimi:
ntv.al