Ekskluzive/ Arrestohet për llogari të Prokurorisë Fier bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu, dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman

Ekskluzive/ Arrestohet për llogari të Prokurorisë Fier bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu, dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman

TIRANË- Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një çështje falsifikimi dokumentash pronësore në Seman. Burime i thanë ZËRI, se Haskaj dhe Shehu ishin nën hetim prej muajsh ndërsa urdhër arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme. Haskaj njihet si pronari i linjës së kafes "Moncafe", dhe i hotelit me të njëjtin emër në qytetin e Vlorës. Ndërsa Ertis Shehu është ish-kreu i Kadastrës, ASHK. Pritet ndërkohë finalizimi i operacionit për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI