Ekskluzive/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko, dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman
TIRANË- Ish-drejtori i ASHK-së, Ertis Shehu, është arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit. Bashkë me Shehun është arrestuar edhe biznesmeni Kastriot Hasko, bëjnë me dije burime për ZËRI, pas verifikimeve të kryera. Hasko është një emër i njohur në qytetin e Vlorës. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rolin konkret të tij apo rrethanat e dosjes por dyshohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të madhe prone që është tjetërsuar. Ndërkohë, pritet finalizimi i operacionit dhe identifikimi i personave të tjerë që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në këtë çështje. *Fillimisht ZËRI, raportoi se...
Burimi:
zeri.ai