Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora
Ekosistemi shqiptar i inovacionit, që po konsolidohet si një rrjet sipërmarrjesh, me ambicie ndërkombëtare, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishme europiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Në këtë festival, Shqipëria, që këtë vit ka statusin e vendit partner, po përfaqësohet me 17 startup-e nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilat sjellin jo vetëm historitë e tyre të suksesit, por edhe një panoramë të transformimit që po kalon ekosistemi shqiptar i inovacionit. E pranishme në Bits & Pretzels, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, u shpreh se “17 Startup-et e përzgjedhur, operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe në edukim. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këto sektorë, pasi janë ndër më...
Burimi:
javanews.al