Ekonomia rritet, varfëria në vendnumëro, 40% e popullsisë në mbijetesë
Gati 40% e popullsisë shqiptare është në rrezik për të qenë e varfër ose e përjashtuar nga shoqëria, pavarësisht përmirësimit të lehtë të treguesve të nivelit të jetesës gjatë vitit 2025. Treguesit e varfërisë mbetën kokëfortë edhe pse ekonomia e vendit po rritet mbi mesataren e dekadës dhe monedha vendase është rritur më ritmin më të lartë në këmbim me euron ndër të gjitha valutat europiane. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, treguesi i rrezikut për varfëri ose përjashtim social arriti në 39,4% të popullsisë në vitin 2025, nga 40,5% që ishte një vit më parë, duke shënuar një rënie me vetëm 1,1 pikë përqindje. Ky tregues përfshin individët që janë në rrezik për varfëri...
Burimi:
syri.net